Nis shitja e biletave për ndeshjen e basketbollit Kosovë-Irlandë
N

Nis shitja e biletave për ndeshjen e basketbollit Kosovë-Irlandë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se sot do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Kosovë-Irlandë.

Çmimi i biletave është 4 euro, ndërsa 2 euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshatit.

“Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat. Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027”, thuhet në njoftimin e FBK-së, transmeton AutoPortali.

FBK gjithashtu bënë me dije se shitja e biletave do të zgjas deri të enjten në ora 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

TË FUNDIT