Një ditë para prezantimit, “rrjedhin” fotot e Mercedesit të ri
N

Një ditë para prezantimit, “rrjedhin” fotot e Mercedesit të ri

Mercedes GLA i ri u zbulua një ditë para prezantimit zyrtar, pasi fotografitë dhe të dhënat teknike dolën në internet. Modeli i ri ka një dizajn të ngjashëm me GLC, është më i gjatë dhe më i gjerë, ndërsa ndan platformën me CLA.

Risia më e madhe është arkitektura elektrike 800 volt, e cila mundëson karikim deri në 320 kW, duke e mbushur baterinë 85 kWh nga 10 për qind në 80 për qinnd për 12–15 minuta. Për efikasitet më të mirë në autostradë, GLA përdor një transmision me dy marshe në boshtin e pasmë.

Përveç versionit plotësisht elektrik, Mercedes do të ofrojë edhe një version hibrid me motor 1.5 litra turbo-benzinë, transmision automatik dhe opsion për lëvizje me të gjitha rrotat. Brendësia sjell teknologji më moderne dhe një bagazh më të madh se modeli i mëparshëm.

TË FUNDIT