Një grua ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja”.
“Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pesuar lëndime. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në konfirmimin zyrtar.
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, bllokohet qarkullimi



