Një tjetër talent i Barcelonës debuton në Champions League
N

Një tjetër talent i Barcelonës debuton në Champions League

Një tjetër talent i dalë nga akademia e FC Barcelona ka bërë debutimin e tij në UEFA Champions League.

Trajneri Hansi Flick, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Newcastle United, i dha mundësinë 18-vjeçarit Xavi Espart që të bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë kompeticion.

Espart vjen nga akademia e njohur La Masia dhe konsiderohet si një nga emrat që mund të shkëlqejnë në vitet e ardhshme.

Mbrojtësi spanjoll u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të, duke zëvendësuar bashkëkombasin e tij Ronald Araújo./AutoPortali

TË FUNDIT