Norris e Piastri nuk dorëzohen, McLaren është për titull
N

Norris e Piastri nuk dorëzohen, McLaren është për titull

Sipas Lando Norris dhe Oscar Piastri, McLaren do të vazhdojë të luftojë për fitore dhe titull në sezonin 2026, pavarësisht një fillimi jo ideal.

Norris thekson se skuadra nuk do të heqë dorë nga ky sezon për t’u përqendruar te projekti i vitit 2027. Edhe pse McLaren aktualisht renditet si skuadra e tretë më e shpejtë, diferenca me Mercedes-in është zvogëluar ndjeshëm, siç u pa në Japoni ku Piastri përfundoi i dyti.

“Edhe pse nuk e kemi nisur sezonin siç dëshirojmë, ne ende synojmë kampionatin. Nuk është rasti të dorëzohemi dhe të mendojmë për vitin tjetër”, tha Norris, duke shtuar se skuadra ka treguar edhe më parë se mund të përmirësohet gjatë sezonit.

Shembujt e viteve 2023 dhe 2024 tregojnë se McLaren ka arritur të rikthehet fuqishëm pas fillimeve të dobëta, duke përfunduar me rezultate shumë më të mira.

Edhe Piastri shprehet optimist, duke besuar se skuadra mund të rikthehet në luftë për fitore. Ai thekson se përmirësimi i performancës dhe zhvillimi më i mirë se rivalët janë faktorë që varen nga vetë McLaren.

TË FUNDIT