Ekzistojnë ekspertë të trafikut dhe “ekspertë të trafikut”. Ekspertët me thonjëza janë të prirur ndaj ideve interesante dhe të pambështetshme. Në jugperëndim të Sidneit, është ndërtuar një rrethrrotullim që mund të quhet rrethrrotullim vetëm sipas përkufizimit, por në realitet i ngjan një forme diamanti.
Rrethrrotullimi i ri ishte aq konfuz për shoferët saqë autoritetet duhej ta rikthenin kryqëzimin në gjendjen e mëparshme vetëm një javë pasi u instalua. Gjithçka përfundoi në fund të korrikut.
“Meqenëse ka atë formë, ekziston rreziku që të përplas makinat që presin ose ndonjë shtyllë”, tha një shofer për Yahoo.
Më shumë se 22,000 automjete përdorin çdo ditë rrugën me dy korsi ku ndodhet rrethrrotullimi, duke përfshirë 1,760 kamionë. Është një rrugë kryesore që lidh qendrën e qytetit të Liverpulit me aeroportin e ri.
A new (not so) roundabout in Sydney
byu/whydyousaydat inCrappyDesign



