Oklahoma, pas 13 vjetësh, kthehet në finalen e madhe
O

Oklahoma, pas 13 vjetësh, kthehet në finalen e madhe

Oklahoma City Thunder është shpallur kampione në Konferencën e Perëndimit.

Ajo mundi 124-94 Minnesota në ndeshjen e pestë finale play off, duke fituar 4-1 serinë e ndeshjeve.

Një rikthim pas 13 vjetësh i Oklahomas në finalet e NBA (viti 2012 hera e fundit), ku pret të mësojë emrin e ekipit rival, që do të dalë nga përballja mes Indiana e New York në Lindje. Më 5 qershor do të luhet finalja e parë.

Triumf i merituar për Oklahoman në Perëndim, skuadra me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt dhe që do të ketë në favor faktorin fushë. Kjo do ta ndihmojë për titullin e parë kampion në NBA.

Ndeshja e fundit nuk pati histori, me Oklahoman ndjeshëm më superiore në fushë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Randle realizoi 24 pikë për Minnesota, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota 124-94 (4-1)

TË FUNDIT