Pacquiao afër rikthimit në ring
P

Pacquiao afër rikthimit në ring

Manny Pacquiao është pranë rikthimit në ring. Promovuesi Eddie Hearn konfirmoi se negociatat janë duke u zhvilluar që boksieri 45-vjeçar të përballet me Conor Benn, 27 vjeç.

Pacquiao nuk ka luftuar në boksin profesionist që nga 21 gushti 2021. Në atë kohë ai ishte rikthyer në ring 763 ditë pas tërheqjes, në përpjekje për të rifituar titullin e kampionit botëror (WBA) të peshës së lehtë, kur kampion në fuqi ishte Yordenis Ugás. Kubani e fitoi duelin me vendim unanim (115-113, 116-112 dhe 116-112).

“Ne jemi afër organizimit të kësaj përballjeje, por do të shohim. Është një duel që do të donim ta bënim në ‘Wembley’, ndeshja e parë e Pacquiaos në Britaninë e Madhe do të ishte e mahnitshme. Do të duhet të shohim se si përshtatet në programin e tij”, tha Hearn.

Në anën tjetër, Connor Benn luftoi në prill të vitit 2022 kur mposhti Chris van Heernden me “KO” në mbrojtjen e titullit botëror të peshave të lehta WBA.

 

TË FUNDIT