Parakalim i gabuar në kthesë, policia ndëshkon drejtuesin e automjetit
P

Parakalim i gabuar në kthesë, policia ndëshkon drejtuesin e automjetit

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një automjet shfaqet duke kryer një parakalim të gabuar në një kthesë me fushëpamje të kufizuar në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas” në Shqipëri.

Sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërmarrë menjëherë veprime ndaj drejtuesit të automjetit, shkruan AutoPortali.

Drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me një masë administrative prej 10 000 lekësh të rinj, në bazë të pikës 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Elbasan bën thirrje të fortë për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke përdorur numrin e emergjencës 112 apo platformën e Komisariatit Dixhital. Autoritetet garantojnë reagim të shpejtë dhe masa ligjore për çdo kundërvajtje, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë.

TË FUNDIT