Parashikimi i motit për sot: mjegull, diell dhe vranësira
P

Parashikimi i motit për sot: mjegull, diell dhe vranësira

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht të shtresave të larta. Mjegulla e krijuar nëpër ultësira dhe lugina, pritet të mbetet e pranishme lokalisht deri në orët e mëngjesit, e në disa zona edhe gjatë ditës, me ç’rast temperaturat do të mbesin të ulëta.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-17 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 13°C.

TË FUNDIT