Neymar u rikthye në Kombëtaren e Brazil pas 981 ditësh mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit që e kishte pësuar në vitin 2023.
34-vjeçari u aktivizua në minutën e 76-të në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Skocisë, të zhvilluar në Majami, dhe tregoi se ende ruan cilësitë e tij me disa aksione të rrezikshme.
Pas ndeshjes, Neymar publikoi fotografi në rrjetet sociale me mesazhin: “Kujtohu kush je”.
Ky mesazh ishte i frymëzuar nga miku i tij i ngushtë, Lewis Hamilton, i cili kishte përdorur të njëjtat fjalë pas fitores së tij të parë me Ferrari-n në garën e Barcelonës. Hamilton iu përgjigj postimit të Neymarit me një koment të vetëm: “Gjithmonë”.

Miqësia mes Neymarit dhe Hamiltonit vazhdon prej vitesh, ndërsa rikthimi i sulmuesit ka rritur optimizmin te tifozët brazilianë, të cilët shpresojnë se ai do të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e kampionatit.



