Pas shiut, plazhi i Durrësit me më pak pushues dhe pa sinjalistikë paralajmëruese
P

Pas shiut, plazhi i Durrësit me më pak pushues dhe pa sinjalistikë paralajmëruese

Pas reshjeve të shiut gjatë orëve të para të mëngjesit, plazhi i Durrësit regjistroi një frekuentim më të pakët nga pushuesit.

Reshjet sollën freski pas ditëve të nxehta të verës. Në orët e para të ditës, shumica e çadrave mbetën të mbyllura. Pushuesit zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit, por të shumtë janë dhe ata që u futën në det dhe pse me dallgë, shkruan Topchanell, transmeton AutoPortali.

Edhe pse deti ka dallgë asnjë sinjalistikë paralajmëruese, flamur i kuq a i verdhë, nuk është ngritur në plazhin e madh të Durrësit ku të rritur e fëmijë i gëzohen dallgëve. Mungojnë dhe vrojtuesit e plazheve.

TË FUNDIT