PC Prizreni mposht Sigal Prishtinën, Trepça “stërvitet” me Istogun
P

PC Prizreni mposht Sigal Prishtinën, Trepça “stërvitet” me Istogun

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 94:91, në kuadër të javës së 22-të të Prince Caffe Superligës.

Fituesi u përcaktua vetëm pas vazhdimit prej pesë minutave, pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 81:81.

Te vendasit u dalluan Urim Zenelaj me 23 pikë e nëntë kërcime, Ivan Koljeviq me 18 pikë e shtatë asistime dhe Isaiah Kelly me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te mysafirët Shaheed Davis kishte 22 pikë e pesë asistime dhe Malcolm Armstead 21 pikë.

Proton Cable Prizreni renditet në pozitën e  shtatë me shtatë fitore e 15 humbje, derisa Sigal Prishtina e treta me 14 fitore e tetë humbje.

Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të dielën, Trepça shënoi fitore të lehtë ndaj Istogut me rezultat 140:48.

Shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, tek të cilët më efikasi   ishte Devonte Upson 37, duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, kurse te mysafirët, Donat Rexhepi e mbylli ndeshjen me 18 pikë e tetë kërcime.

Trepça është lidere me 20 fitore e dy humbje, kurse Istogu i fundit me një fitore e 21 humbje.

TË FUNDIT