Pedro Acosta zbulon ëndrrën e tij
P

Pedro Acosta zbulon ëndrrën e tij

Piloti i MotoGP, Pedro Acosta, ka deklaruar se të garojë në të njëjtin ekip me kampionin e nëntëfishtë të botës Marc Marquez do të ishte një “ëndërr e bërë realitet”.

Spanjolli pritet të kalojë te Ducati në vitin 2027, kur të hyjnë në fuqi rregulloret e reja 850cc, duke zëvendësuar Francesco Bagnaia te skuadra zyrtare.

Megjithëse marrëveshja raportohet se është arritur, mungesa e një akordi komercial për sezonin 2027 në MotoGP ka penguar një njoftim zyrtar. Deri tani, Acosta ka shmangur komentet për të ardhmen, duke u fokusuar te sezoni aktual me KTM.

Ideja për një dyshe me Marquez u përmend edhe nga idhulli i tij, Kevin Schwantz, i cili e cilësoi një kombinim të tillë si “skuadër ëndrrash”.

Acosta u shpreh se do ta mirëpriste një mundësi të tillë.

“Koha do ta tregojë. Për mua, do të ishte padyshim një ëndërr. Nuk ndodh çdo ditë të jesh në të njëjtin ekip me një kampion bote si ai”, tha Acosta.

Pedro Acosta, Red Bull KTM Factory Racing, Marc Marquez, Ducati Team

Ai e ka nisur shumë mirë sezonin 2026 dhe renditet i treti në kampionat, pas pilotëve të Aprilia, Marco Bezzecchi dhe Jorge Martin.

Nga ana tjetër, vetë Marquez e ka vlerësuar Acostën si një talent “të veçantë” dhe lider të brezit të ri në MotoGP, duke theksuar se ai pritet të jetë një nga pilotët që do të përcaktojnë epokën e ardhshme të këtij sporti.

TË FUNDIT