Peja ka shënuar fitore në udhëtim te Vëllaznimi me rezultat 92:74, në kuadër të javës së 22-të të Prince Caffe Superligës.
Te vendasit u dalluan Jahenns Manigat me 18 pikë e pesë kërcime dhe Myreon Jones me 15 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, kurse te mysafirët u dalluan Larry Thomas me 25 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Justin Davis me 17 pikë, katër kërcime e pesë asistime, derisa Arian Qallaku shtoi 16 pikë e katër kërcime.
Vëllaznimi ka nëntë fitore e 13 humbje, derisa Peja ka 16 fitore e gjashtë humbje.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të shtunën, Golden Eagle Ylli ka fituar në Prizren ndaj Bashkimit me shifrat 81:70.
Më i merituari për fitoren e pejanëve ishte Alonso Verge Jr me 26 pikë, tri kërcime e shtatë asistime, ndërsa te vendasit Erik Copes kishte 15 pikë e tetë kërcime, ndërsa Lejson Zeqiri pati 18 pikë e shtatë kërcime.
Bashkimi mbetet i gjashti me tetë fitore e 14 humbje, kurse Golden Eagle Ylli në vendin e katërt me 13 fitore e nëntë humbje.