“Përplasja” te McLaren është çështje kohe

“Përplasja” te McLaren është çështje kohe

Te McLaren, gara për titullin botëror në Formula 1 po kthehet në një përplasje të brendshme. Pas nëntë garave, Oscar Piastri dhe Lando Norris ndahen vetëm nga 10 pikë, ndërsa makina MCL39 vazhdon të dominojë kampionatin.

Norris deklaroi se përplasja mes tij dhe Piastrit nuk është çështje “nëse”, por “kur”, duke theksuar se të dy janë të përgatitur për një duel të fortë, por gjithmonë në funksion të interesit të skuadrës.

Nga ana e tij, Piastri tha se synimi është suksesi afatgjatë dhe ruajtja e një ekipi të fortë rreth tyre. Rivaliteti mes tyre pritet të kulmojë në Çmimin e Madh të Kanadasë këtë fundjavë.

TË FUNDIT