Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.
Lajmin për AutoPortali e ka konfirmuar Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës.
“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti.
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, nuk dihet për të lënduar




