Pasi udhëhoqi renditjen e Botërorit për pilotë në Formula 1 për shumë javë, tashmë piloti australian Oscar Piastri është detyruar të “hapë krahun”. Të paktën për momentin, pasi ndodhet 1 pikë pas shokut të tij të skuadrës Lando Norris. Gara e fundit në Meksikë nuk ishte e mirë për Piastrin, që kërkon të reagojë.
“Mendoj se kjo fundjavë, por edhe fundjava e kaluar më herët në Amerikë, kanë qenë shumë të ndryshme nga të gjitha të tjerat. Nuk kam më ritmin e dikurshëm. Gjithçka dukej normale dhe ndjeva sikur kisha bërë një punë të mirë, por koha e xhiros thjesht nuk ishte aty”, tha Piastri.
Më tej, piloti australian i McLaren komentoi: “Jemi në një situatë që nuk më pëlqen. Gjendja është ajo që është për momentin, por më duhet të punoj shumë që të mund ta rikthej ritmin tim të dikurshëm. Mendoj se ky është problemi kryesor që duhet të zgjidh dhe duhet bërë sa më shpejt“.




