Pika kufitare në Bllacë, ndalohet kalimi i automjeteve të rënda transportuese
P

Pika kufitare në Bllacë, ndalohet kalimi i automjeteve të rënda transportuese

Ende vazhdon kalimi në mënyrë të alternuar për automjetet për udhëtarë në të dy drejtimet në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Bllacë, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, shkruan TV21.

Për automjetet e rënda transportuese vlen ndalim i plotë i qarkullimit, transmeton AutoPortali.

Kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha. Por, ai u hap më pas përveçse për automjetet e rënda.

TË FUNDIT