Pique befason me fjalët për Xavin
P

Pique befason me fjalët për Xavin

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i intervistuar nga TimesSport, ka befasuar me fjalët për të ardhmen e ish-bashkëlojtarit të tij Xavi Hernandez, aktualisht trajner i gjigantit katalonas.

Xavi ka thënë se në fund të stinorit do të largohet nga kjo detyrë, por Pique mendon ndryshe.

“Unë nuk mendoj se vendimi i Xavit është përfundimtar. Besoj se në fund, ai do të qëndrojë. Nuk dëgjohem çdo ditë me të, por kemi folur disa herë. I uroj më të mirat sepse sigurisht që do të ishte gjëja më e mirë edhe për klubin”, ka thënë Pique.

Ditët e fundit, megjithatë, trajneri ka përsëritur se synimi i tij është të thotë lamtumirë në fund të sezonit: “Unë po e ndihmoj klubin, sepse dua që Barcelona të ketë më të mirën. Vendimi im nuk do të ndryshojë. Që nga dita e parë, një njeri i klubit. Çdo situatë që mund ta ndihmoj  klubin të përmirësohet, unë do ta zbatoj atë në praktikë”, ka shtuar Xavi.

TË FUNDIT