Policia Rajonale e Ferizajt po vazhdon zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik. Gjatë periudhës njëjavore, nga data 28 korrik deri më 3 gusht 2025, janë shqiptuar gjithsej 13 gjoba dhe janë konfiskuar 23 motoçikleta.
Sipas njoftimit të policisë, konfiskimet janë bërë për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, si dhe për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave të trafikut nga drejtuesit e motoçikletave, shkruan AutoPortali.
Policia fton qytetarët që të jenë bashkëpunues dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat e kontaktit 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Plani “Motoçikleta 2025” është ndërmarrë si përgjigje ndaj numrit në rritje të incidenteve dhe aksidenteve që përfshijnë motoçikleta në rrugët e rajonit, me qëllim që të përmirësohet siguria publike dhe të zvogëlohet rreziku në komunikacion.




