Plazhi i Kunes në fokusin e Ramës, një mëngjes veror mes natyrës
P

Plazhi i Kunes në fokusin e Ramës, një mëngjes veror mes natyrës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur mëngjesin e sotëm të përshëndesë qytetarët me pamje nga Plazhi i Kunes në Lezhë, duke ndarë një mesazh në rrjetet sociale.

MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut, ju uroj një ditë të bukur🫶”, shkroi Rama në Facebook, duke shoqëruar postimin me pamje nga bregdeti verior, shkruan AutoPortali.

Plazhi i Kunes ndodhet në Lezhë, pranë lagunës së Drinit, dhe është një nga zonat më të qeta bregdetare në veri të Shqipërisë. I rrethuar nga pyje me pisha dhe gjelbërim natyror, ofron një kombinim të freskisë së Adriatikut me bukuri të paprekura natyrore.

Postimet e përditshme të kryeministrit me natyrë pozitive dhe turistike janë bërë tashmë një ritual i zakonshëm në rrjetet sociale, sidomos gjatë sezonit veror, ku shpesh promovohen bukuritë natyrore të vendit. /AutoPortali

TË FUNDIT