Mesfushori francez, Paul Pogba, është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Problemeve të shumta me lëndime së fundi iu shtua edhe pezullimi për katër vjet, i shqiptuar nga Gjykata Kombëtare për Anti-Doping për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.
Pas këtij vendimi, ka pasuar reagimi i futbollistit.
“Sot u njoftova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se dënimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe i zemëruar. Gjitçhka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist, hidhet poshtë. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregulloren anti-doping.
Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam mashtruar kurrë sportistët e tjerë dhe tifozët e ndonjë skuadre kur kam luajtur për ta ose kundër.
Si rezultat i vendimit të shpallur sot, do të apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, është shprehur Pogba.