Polici dënohet me 4 vjet burg për aksidentin me fatalitet
P

Polici dënohet me 4 vjet burg për aksidentin me fatalitet

Sot është bërë shpallja e aktgjykimit ndaj zyrtarit policor, Argjend Kastrati, i akuzuar për aksidentin me fatalitet ku vdiq 26-vjeçarja Zana Gjevukaj.

Klan Kosova ka njoftuar se Kastrati është dënuar me 4 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, transmeton AutoPortali.

Në seancën e fundit, polici shprehu pendesën dhe i kërkoi falje familjes së vajzës për rastin tragjik.

Aksidenti ndodhi më 1 prill, në Qyshk të Pejës, ku i akuzuari goditi për vdekje me veturë të ndjerën, duke i shkaktuar plagë të rënda.

TË FUNDIT