Policia e Kosovës: 136 aksidente dhe 17 të arrestuar në 24 orët e fundit
P

Policia e Kosovës: 136 aksidente dhe 17 të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore të sigurisë për 24 orët e fundit,e gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 136 aksidente trafiku, prej tyre 41 aksidente me të lënduar, 95 aksidente me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Pavarësisht mungesës së humbjeve të jetës, numri i lartë i aksidenteve tregon për nevojën e shtuar për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut.

Po ashtu, Policia ka shqiptuar gjithsej 2,264 tiketa trafiku, çka dëshmon për një aktivitet të shtuar në monitorimin dhe kontrollin rrugor.

Në aspektin e rendit dhe sigurisë publike, janë ndërmarrë këto masa, 17 persona janë arrestuar,8 persona janë dërguar në mbajtje,2 persona kanë filluar vuajtjen e dënimit

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe rregullat në fuqi, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së përgjithshme dhe parandalimit të incidenteve./AutoPortali/

TË FUNDIT