Policia “fluturon” mbi Gjilan, mbi 1900 gjoba në një javë me ndihmën e dronëve
P

Policia “fluturon” mbi Gjilan, mbi 1900 gjoba në një javë me ndihmën e dronëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka ndërmarrë një sërë masash gjatë periudhës kohore 18 deri më 24 korrik 2025, në kuadër të planeve operative për siguri në trafik.

Gjatë kësaj jave janë shqiptuar gjithsej 1,949 gjoba për shkelje të rregullave të komunikacionit, si dhe janë hetuar:

23 aksidente trafiku me dëme materiale, 22 aksidente trafiku me persona të lënduar. Janë shqiptuar 12 masa ndalimi për drejtues mjetesh për shkelje të rënda të trafikut.

Si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sigurisë rrugore, policia ka implementuar edhe planin operativ “Patrullimi me dron”, i cili përfshin mbikëqyrjen ajrore të trafikut përmes pajisjeve inteligjente. Dronët janë përdorur në hyrje-daljet e vendbanimeve dhe në zonat më të frekuentuara, për të identifikuar shkelje si:

  • tejkalimet e rrezikshme,

  • tejkalimi i shpejtësisë së lejuar,

  • dhe shkelje të tjera që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Policia e Gjilanit njofton se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke kontribuar në krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë. /AutoPortali/

TË FUNDIT