Porsche ka zbuluar prototipin e Cayenne Electric, modelin e saj të parë tërësisht elektrik në këtë linjë ikonike SUV. E testuar së fundmi në rrugët e Spanjës, kjo gjeneratë e re synon të përsërisë ndikimin që pati Cayenne origjinale 22 vjet më parë këtë herë, pa motor me djegie të brendshme.
E ndërtuar mbi Platformën Elektrike Premium 800V të Grupit Volkswagen, Cayenne Electric ndan shumë teknologji me Macan Electric dhe Audi Q6 e-tron, por ofron përmasa më të mëdha dhe performancë më të lartë. Me një bateri 108 kWh dhe fuqi që varion nga 400 deri në 805 kuaj/fuqi, SUV-i i ri do të ofrojë deri në 373 milje autonomi dhe karikim ultra të shpejtë prej 400 kW – për 10-80% në vetëm 16 minuta, shkruan autocar, transmeton AutoPortali.
Me dizajn më futurist, drita LED të holla dhe elementë aerodinamikë aktivë, Cayenne Electric do të jetë në dispozicion si SUV klasik dhe në version kupe vitin e ardhshëm. Edhe pse do të peshojë afër 3 tonë, Porsche premton një ekuilibër të shkëlqyer në ngasje, veçanërisht në versionin Turbo, që pritet të ofrojë performancë epike.
Prodhimi pritet të nisë pas zbulimit zyrtar në nëntor 2025, ndërsa modeli aktual me motor klasik do të vazhdojë të shitet paralelisht, për t’iu përshtatur një tregu ende të kujdesshëm ndaj elektrifikimit.



