Portugalia bindëse ndaj Turqisë, e siguron kualifikimin
P

Portugalia bindëse ndaj Turqisë, e siguron kualifikimin

Portugalia e ka siguruar kalimin e fazes së grupeve  në Kampionatin Evropian, pasi e ka mposhtur Turqinë me rezultat të thellë 3:0.

Në minutën e 21-të mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva realizoi për 1:0, për të cilin ky ishte goli i parë i shënuar në një garë evropiane.

Samet Akaydin në minutën e 28-të shënoi autogol.

Golin e fundit të ndeshjes për Portugalinë e realizoi Bruno Fernandes me asistimin e Cristiano Ronaldos në minutën e 55-të.

Në ndeshjen e parë, Portugalia arriti fitore ndaj Çekisë, ndërsa Turqia e mposhti Gjeorgjinë.

Me këtë fitore, Portugalia e mban vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Turqia është në pozitën e dytë me tre pikë.

TË FUNDIT