Prishtina e Malisheva me nga tre pikë të reja
P

Prishtina e Malisheva me nga tre pikë të reja

Prishtina ka shënuar fitore ndaj Lirisë, me rezultat 3:1, duke i dhënë fund serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në kampionat. Ardian Muja, Kreshnik Uka dhe Leotrim Kryeziu shënuan për fitoren e kryeqytetasve, ndërsa golin e vetëm për prizrenasit krejt në fund e realizoi Aldi Gjumsi.

Malisheva ka fituar në udhëtim te Gjilani me shifrat 3:2 duke e bërë të qartë se është një pretendente serioze për një vend që dërgon në skenën evropiane në këtë edicion. Me një paraqitje tjetër të shkëlqyeshme të Drilon Hazrollajt, i cili shënoi het-trik, Malisheva regjistroi triumfin e katërt radhazi.

Hazrollaj shënoi në minutat 19′, 39′-pen dhe 86′, derisa golat për gjilanasit i shënuan Senad Jarovic (9′) dhe Kushtrim Shabani (75′).

TË FUNDIT