Prishtina u tregua shumë bindëse ndaj Trepçës ’89, ndaj së cilës fitoi me rezultat 5-1.
Dilema e fitues u zgjidh që në pjesën e parë, në të cilën kryeqyteasit krijuan epërsi prej 4:0.
Serinë e glave e hapi Leotrim Kryeziun (9’), i cili shënoi nga afërsia për 1-0, ndërsa Ardian Muja (25’) e dyfishoi epërsinë e bardhekaltërve.
Në minutën e 40-të ishte Mërgim Pefqeli, i cili shënoi nga pika e bardhë për 3-0, ndërsa në minutën e 44-t sulmuesi Hasan Hyseni shënoi një supergol për të dërguar ekipet në pushim me rezultat 4-0.
Mysafirët shënuan në minutën e 72-të për rezultat 4-1, ndërsa Igball Jashari shënoi në të 82-tën për 5-1, i cili doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.