Prishtina përballet me grumbuj mbeturinash, a po pastrohet kryeqyteti? (VIDEO)
P

Prishtina përballet me grumbuj mbeturinash, a po pastrohet kryeqyteti? (VIDEO)

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka folur në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM lidhur me ankesat e qytetarëve për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

Ai tha se problemet më të mëdha po paraqiten në disa lagje ku shërbimi kryhet nga operatori privat, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.

“Ankesat janë shtuar sidomos në Kodrën e Trimave, Emshir ose Kalabri, një pjesë e Dardanisë, Matiqan dhe Bardhosh me një pjesë të Bernicës. Këto janë lagje që prej 5-6 muajsh i mbulon operatori privat, i caktuar nga Komuna”, tha Reçica.

Sipas tij, në disa raste, ndonëse pastrimi ka qenë përgjegjësi e operatorit privat, Ndërmarrja “Pastrimi” ka ndërhyrë vetë.

“Ka ndodhur që deri në 4 javë të mos kryhet fare pastrimi, dhe në raste të tilla ne kemi dërguar ekipet tona, sepse ka qenë e pakuptimtë”, u shpreh Reçica.

TË FUNDIT