Prishtina zgjeron rrugën “Bob Doll” për të përmirësuar qarkullimin urban
P

Prishtina zgjeron rrugën “Bob Doll” për të përmirësuar qarkullimin urban

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për zgjerimin e rrugës “Bob Doll” me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, përcjell AutoPortali.

“Po e zgjerojmë këtë rrugë në katër korsi. I kemi hjek auto-larjet që e kishin zaptu hapësinën publike dhe aty tash po bëjmë trotuar, hapësirë ma të sigurt dhe ma të qasshme për qytetarë”, ka shkruar Rama.
Ai ka njoftuar se për herë të parë në këtë udhëkryq janë vendosur semaforë.

 

TË FUNDIT