Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve refuzojnë CarPlay Ultra
P

Prodhuesit e mëdhenj të automjeteve refuzojnë CarPlay Ultra

Përpjekja më e fundit e Apple për të marrë më shumë kontroll mbi përvojën në veturë, përmes platformës CarPlay Ultra, po has në rezistencë të fortë nga prodhuesit e mëdhenj të automjeteve. Një nga emrat më të zëshëm që ka refuzuar zyrtarisht integrimin e teknologjisë është BMW.

Gjiganti gjerman konfirmoi për BMW Blog se aktualisht nuk ka asnjë plan për të ofruar CarPlay Ultra në automjetet e tij. Kjo është në përputhje me strategjinë e BMW-së për të investuar në sistemin e vet të avancuar të infotainment, iDrive, i cili është i integruar thellë me funksionet e automjetit, shkruan AutoPortali.

BMW nuk është i vetmi. Edhe marka si Audi, Mercedes-Benz, Polestar dhe Volvo nuk do ta përfshijnë CarPlay Ultra, ndonëse ishin përmendur nga Apple si partnerë potencialë që në prezantimin e platformës së re para tre vitesh.

Ky qëndrim i përbashkët reflekton një prirje në rritje të industrisë automobilistike për të ruajtur kontrollin mbi përvojën e përdoruesit në kabinë, duke shmangur varësinë nga platformat e teknologjisë si Apple ose Google.

TË FUNDIT