Charles Leclerc po përballet me një moment vendimtar në karrierën e tij te Ferrari. Ndërsa Lewis Hamilton po përshtatet gjithnjë e më mirë me skuadrën dhe po arrin rezultate të mira, ekziston rreziku që Leclerc të humbasë statusin e liderit të ekipit.
Pas disa gabimeve të kushtueshme në gara dhe kualifikime, Leclerc ka mbetur prapa Hamiltonit në momente kyçe të sezonit. Ndërkohë, britaniku ka ndihmuar Ferrarin të gjejë zgjidhje teknike, përfshirë ndryshime në sistemin e frenimit që më pas u adoptuan edhe nga Leclerc.
Leclerc duhet të reagojë shpejt, jo vetëm duke përmirësuar performancën në pistë, por edhe duke marrë më shumë rol drejtues brenda ekipit. Në Formula 1, statusi i pilotit kryesor nuk garantohen nga kontratat apo historia, por nga rezultatet. Nëse Hamilton vazhdon të jetë më i shpejtë dhe më i qëndrueshëm, Ferrari mund të fillojë ta konsiderojë atë si pikën kryesore të referimit për luftën për titull.

Megjithëse Leclerc së fundmi ka rinovuar kontratën afatgjatë me Ferrarin dhe vazhdon të besojë te projekti i skuadrës, ai duhet të tregojë menjëherë se është ende njeriu rreth të cilit duhet të ndërtohet e ardhmja e ekipit.



