Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve.
Sipas njoftimit të qeverisë, kjo është bërë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus te komunitetet jo shumicë.
“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Autoportali/