Quartararo paralajmëron Yamahan
Q

Quartararo paralajmëron Yamahan

Fabio Quartararo ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Yamaha nëse projekti nuk sjell rezultatet e pritura. Në një intervistë për DAZN, piloti francez tha se ende beson te përmirësimet e fundit të motorit M1, por nuk do të hezitojë të bashkohet me një projekt më konkurrues nëse progresi ngec.

“Kam shumë besim, por nëse nuk funksionon, do të largohem”, u shpreh ai për emisionin ‘Pol Position’.

Sipas tij, Yamaha ka ndryshuar mënyrën e punës dhe është bërë më efikase në zgjidhjen e problemeve, por garat e fundit kanë treguar ende dobësi.

Në tregun aktual, opsionet e mundshme për të janë një Ducati nga ekipi VR46, një Honda zyrtare dhe një Aprilia, në varësi të lëvizjeve të tjera.

Quartararo pranoi se në kohën e rinovimit kishte “shumë oferta”, duke lënë të kuptohet se dyert e tjera janë ende të hapura.

TË FUNDIT