Sezoni 2026 i Formula 1 ka nisur vështirë për Max Verstappen dhe Red Bull, pas ndryshimeve të reja teknike që kanë prishur dominimin e viteve të fundit. Vetë piloti e ka quajtur situatën një “makth”, ndërsa po përballet edhe me lodhje mendore pas katër titujve radhazi.
Ralf Schumacher ka kritikuar deklaratat e Verstappen, duke theksuar se Michael Schumacher nuk do të sulmonte kurrë tifozët apo ekipin publikisht. Sipas tij, holandezit i mungon një person i afërt që t’i japë këshilla dhe ta mbajë të fokusuar.
Ai shtoi se Verstappen duhet të ndjekë shembullin e Schumacher, i cili gjithmonë mbështeste ekipin edhe në periudha të vështira.
Gjithashtu, Ralf e lidh këtë situatë me mungesën e Helmut Marko te Red Bull, duke theksuar se piloti ka nevojë për një figurë të fortë udhëheqëse që ta udhëzojë dhe ta frenojë kur është e nevojshme.



