Rama promovon destinacionin e fshehur të Velipojës
R

Rama promovon destinacionin e fshehur të Velipojës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Rrjollit në Velipojë,  destinacion ky që po tërheq gjithnjë e më shumë pushues vendas dhe të huaj, shkruan AutoPortali.

I shtrirë në juglindje të Velipojës, plazhi i Rrjollit, dikur i njohur vetëm nga banorët vendas, është kthyer vitet e fundit në një nga pikat më të frekuentuara turistike të Shkodrës.

Me rërën e pasur me jod, ujërat e kristalta dhe shtrirjen prej 4 kilometrash mes dunave të rërës dhe pyllit, kjo zonë ofron qetësi dhe natyrë të paprekur për vizitorët. /AutoPortali

TË FUNDIT