Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes një mesazh nga Lëpusha e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, duke e cilësuar këtë zonë si një “mrekulli të Alpeve shqiptare” duke e vlerësuar si një destinacion që nuk duhet të mungojë në udhëtimet verore të atyre që janë pasionuar pas turizmit natyror.
“Mirëmëngjes nga Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror këtë verë. Ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan AutoPortali.



