Vetëm një javë pas fitores historike në Australi, Raul Fernandez përjetoi zhgënjimin e rrëzimit në Çmimin e Madh të Malajzisë, duke e quajtur përvojën “të çuditshme, por pjesë të punës”.
Piloti i Trackhouse Aprilia u rrëzua në xhiron e 12-të, pasi kishte bërë një zgjedhje të gabuar të gomës së përparme dhe po vuante për ritëm që prej fillimit të garës.
“Nuk mund të gjykojmë vetëm këtë garë. Fitova javën e kaluar dhe ishim të fortë edhe në Japoni e Mandalika. Tur aziatik shumë pozitiv në përgjithësi”, tha ai.
Fernandez theksoi se MotoGP mbetet një sport i paparashikueshëm, duke shtuar: “Javën e kaluar Honda kishte shumë probleme, tani mori podium. Kjo e bën MotoGP-në kaq të veçantë”.




