Real Madrid ka barazuar 1:1 me Leipzigun në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e kthimit, por falë fitores 1:0 në ndeshjen e pare, është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në këtë faze ka kaluar edhe Manchester City duke fituar me shifrat 3:1 ndaj Copenhagen, rezultat me të cilin pati fituar edhe në ndeshjen e parë.
Sfida mes Real Madrid dhe Leipzig ka qenë tepër intensive.
Të parët që kaluan në epërsi ishin madrilenët, ku në minutën e 65-të gjetën golin me anë të Vinicius Junior. Barazimi nga Leipzig erdhi menjëherë, ku një goditje me kokë nga Orban (68’) riktheu baraspeshën.
Sidoqoftë, Reali kaloi tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:1.
Në “Etihad Stadium” pjesa e parë dhuroi spektakël të vërtetë, me katër gola.
Vendasit kaluan shumë shpejt në epërsi me anë të Akanji që përktheu në gol pasimin e Alvarez në minutën e 5-të.
Katër minuta më pas, City shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Alvarez.
Danezët nuk u dorëzuan dhe rihapën ndeshjen në minutën e 29-të me anë të Elyounoussit që u shërbye nga Oslarsson.
Goli i Copenhagen vendosi në lëvizje anglezët dhe në minutën 45+3’ shënuan sërish, këtë herë me Haaland.
Pjesa e dytë nuk solli gola përkundër rasteve të shumta.
Manchester City kalon në çerekfinalet e Champions League, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 6-2.