Reali e Manchester City drejt çerekfinales
R

Reali e Manchester City drejt çerekfinales

Bayern Munich e PSG mbrëmë e siguruan kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa sonte caktohen edhe dy çerekfinalistët tjerë. Me shumë gjasë, këtë qëllim do ta arrijnë Real Madrid dhe Manchester City, duke u barazuar edhe në rezultatet e ndeshjeve të para.

Real Madrid në “Santiago Bernabeu” e pret skuadrën gjermane Leipzig dhe llogaritet favorit, sidomos duke marrim parasysh se në ndeshjen e parë fituan me rezultat 1:0.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër përballen Manchester City dhe Copenhagen. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e kampionëve në fuqi të Evropës me rezultatin 3-1. Kjo do të thotë se ekipi i trajnerit Pep Guardiola tanimë “me një këmbë” është në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Të dyja ndeshjet e sontme fillojnë në orën 21:00.

 

TË FUNDIT