Red Bull në telashe, shqetësuese klauzola e Verstappenit
R

Red Bull në telashe, shqetësuese klauzola e Verstappenit

Pas një fillim-sezoni shumë të vështirë, Max Verstappen është i përfshirë nga dyshimet për të ardhmen. Formula 1 nuk po e argëton më, Red Bull nuk është konkurruese dhe interesi i pilotit po zhvendoset drejt disiplinave të tjera sportive.

Në fund të fundit, kampioni holandez nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të garuar diku tjetër, madje para se të mbushë “40 vjeç” apo pa e kthyer këtë në një aktivitet “pensioni”. Megjithatë, askush nuk e priste që ky moment të ishte kaq pranë.

Përveç vullnetit të pilotit, duhet marrë parasysh edhe kontrata e rinovuar së fundmi. Gjatë negociatave, sipas asaj që ka publikuar “The Telegraph”, menaxheri i kampionit holandez ka përfshirë një klauzolë që do t’i lejonte të “lirohej” që gjatë pushimit veror nëse nuk do të jetë mes dy të parëve në renditjen e Kampionatit Botëror të pilotëve. Kushtet aktuale të Red Bullit nuk duken se lënë shumë hapësirë për rikuperim. Mercedesi dhe Ferrari janë dukshëm përpara, ndërsa renditja aktuale e sheh atë në vendin e nëntë.

Verstappen duhet t’i komunikojë vendimin e tij skuadrës deri në tetor. Alternativat, për një pilot të këtij niveli (edhe financiare), nuk janë të shumta. Nëse vendos të qëndrojë në Formula 1, holandezi mund të transferohet te një tjetër ekip, me Mercedesin dhe Aston Martin ndër opsionet më të mundshme. Mund të zgjedhë gjithashtu të qëndrojë te Red Bulli dhe të provojë sërish vitin e ardhshëm. Ose të marrë një vit pushim, duke iu përkushtuar garave në kategorinë GT3, ndoshta duke marrë pjesë në 24 Orët e Lë Manshit.

TË FUNDIT