Rion Tytynxhiu shkëlqeu në garën GT3 e-sport në Snetterton
R

Rion Tytynxhiu shkëlqeu në garën GT3 e-sport në Snetterton

Shtegu virtual i Snetterton u ndez nga gara e radhës në kuadër të Kampionatit GT3 në Esport, e cila u zhvillua në ambientet e SIM RACE Kosova dhe u organizua nga Eurogoma Racing Team.

Pavarësisht numrit të reduktuar të pjesëmarrësve, vetëm pesë garues, për shkak të sezonit veror, gara solli emocione dhe performanca të jashtëzakonshme. Ylli i padiskutueshëm i mbrëmjes ishte Rion Tytynxhiu, piloti i talentuar vetëm 16 vjeç, i cili dominoi garën.

Rioni siguroi pole position gjatë kualifikimeve dhe e udhëhoqi garën prej 1 ore nga fillimi deri në fund, duke treguar maturi dhe kontroll mbresëlënës.

Drilon Ahmetaj, kampioni aktual i GT3, e përfundoi garën në vendin e dytë pas një performance të fortë dhe të qëndrueshme. Këto pikë të fituara ishin të mjaftueshme për ta mbajtur vendin e parë në renditjen e përgjithshme të kampionatit.

Vendi i tretë i takoi Blendi Ferizit, i cili pati një paraqitje solide në debutimin e tij në kampionatin GT3, duke ngjitur menjëherë shkallën e podiumit.

Për fat të keq, Baran Karabeg dhe Visar Gjikolli nuk arritën ta përfundonin garën për shkak të dëmeve të pësuara gjatë betejës në pistë.

Gara e radhës në kalendarin GT3 do të zhvillohet më 16 korrik 2025, në pistën e famshme të Silverstone, ku garuesit do të përballen me kushte shiu, duke premtuar një tjetër spektakël të vërtetë në këtë sezon emocionues.

 

TË FUNDIT