Riviera shqiptare në fokus nga “Skyscanner”, ja 8 plazhet më magjepsëse
R

Riviera shqiptare në fokus nga “Skyscanner”, ja 8 plazhet më magjepsëse

Shqipëria vijon të jetë një prej sugjerimeve kryesore të mediave të huaja për të kaluar pushimet.

Revista e njohur italiane e udhëtimeve, “Skyscanner”, në një artikull dedikuar rivierës shqiptare ka renditur 8 plazhet më të bukura, duke i përshkruar si një parajsë bregdetare, vetëm pak orë larg Italisë.

Sipas artikullit, vendi ynë ofron një kombinim të peizazheve mahnitëse, historisë së pasur dhe kuzhinës së shijshme mesdhetare.

Në bregdetin shqiptar, pushuesit mund të zgjedhin mes plazheve të gjalla me muzikë e argëtim, apo vendeve të qeta dhe të virgjëra, të rrethuara nga natyra.

Lista e Skyscanner përfshinë:

  • Saranda – kryeqytetin jozyrtar të Rivierës Shqiptare, me shëtitore të gjallë dhe ujëra kristaltë.
  • Ksamili – perlën e Detit Jon, me tre ishujt e vegjël që arrijnë me varkë ose not.
  • Spille – me një shtrirje rëre prej 8 kilometrash, ideale për pushime familjare.
  • Velipoja – plazhin më verior, pranë Malit të Zi, me rërë të artë dhe lehtësira për familje.
  • Shëngjini – i famshëm për atmosferën festive, sportet ujore dhe rërën e artë.
  • Gjipe – një mrekulli natyrore mes maleve, që arrihet pas një ecjeje 30-minutëshe.
  • Dhërmiu – një nga plazhet më të njohura, i rrethuar nga ujëra bruz dhe guralecë të bardhë.
  • Borshi – plazhin më të madh të Shqipërisë, me 7 kilometra vijë bregdetare dhe më pak turma se pjesa tjetër e Rivierës.

Sipas revistës italiane, Shqipëria ofron një alternativë të përballueshme për pushime luksoze në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, duke u shndërruar në një prej perlave turistike të Mesdheut.

 

TË FUNDIT