Robinho nuk e pranon se ka përdhunuar një vajzë shqiptare
R

Robinho nuk e pranon se ka përdhunuar një vajzë shqiptare

Kanë kaluar më tepër se dhjet vjet që kur ish-sulmuesi brazilian Robinho u përball me akuzën për përdhunimin e një vajze shqiptare.

Pas insistimit nga presidenti i Brazilit, Lula da Silva, dhe shtytja mediatike e ka detyruar ish-futbollistin të lëshojë një deklaratë përmes rrjeteve sociale, në të cilat ekspozon provat me të cilat, thotë ai, mund të vërtetojë pafajësinë e tij për atë që ndodhi në vitin 2013, ku ai është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Milanos.

“E vërteta për faktet që nuk i thashë kurrë. Po hap zemrën për të shfryrë akuzat dhe paraqitur provat e pafajësisë sime. Sistemi i drejtësisë italiane bëri gabime flagrante dhe shumë të rënda gjatë gjithë gjykimit tim. Unë jam i përkushtuar të provoj pafajësinë time dhe të luftoj për drejtësinë e vërtetë”, thotë në fillim Robinho.

Ai pret që Gjykata e Lartë e Brazilit të vendosë më 20 mars nëse do ta miratojë dënimin italian apo jo. “Rezultatet e ADN-së nuk më lidhin me rastin e dhunës dhe kontekstin e vërtetë të audiove që qarkulluan në media. Kam luajtur katër vite në Itali dhe jam lodhur duke parë histori racizmi. Fatkeqësisht, edhe sot ndodh. Kjo ndodhi në vitin 2013, sot jemi më 2024, gjë që më bën të besoj se të njëjtit njerëz që nuk bëjnë asgjë kundër racizmit janë të njëjtit që më dënuan në gjyqin tim” – shton ish-sulmuesi i Milanit.

“Nëse gjyqi im do të ishte për një person të bardhë, do të kishte verdikt krejtësisht ndryshe, pa dyshim. Shpresoj që në Brazil të mund të kem zërin që nuk e kisha jashtë. Nuk kam bërë asgjë, nuk kam bërë asnjë krim”, është shprehur Robinho.

 

TË FUNDIT