Mesfushori spanjoll, Rodri, gjendet para një detyre shumë të vështirë, pasi skuadra e tij Manchester City do të udhëtojë për t’u përballur me Liverpoolin në “Anfield” të dielën më 10 mars.
Spanjolli ka shkëlqyer në Ligën Premiere dhe garat tjera gjatë dy sezoneve të fundit.
Rodri është i pamposhtur në 60 ndeshjet e tij të fundit të Cityzens në të gjitha garat.
Kjo është seria më e gjatë ndonjëherë për një lojtar individual në historinë e kampionatit elitar anglez.
Megjithatë, Rodri përballet me një detyrë të vështirë për të ruajtur atë rekord kur ekipi i tij përballet me skuadrën e Liverpoolit që nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Anfield” në këtë sezon.
City aktualisht është vetëm një pikë prapa “Reds” në tabelën e Ligës Premiere dhe një fitore në “Anfield” mund t’i ndihmojë ata të marrin kontrollin e garës për titull.