Rohde: Emërimi i Fodas thekson marrëdhëniet e veçanta Kosovë-Gjermani
R

Rohde: Emërimi i Fodas thekson marrëdhëniet e veçanta Kosovë-Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar si lajm të madh emërimin e bashkëkombësit të tij, Franco Foda në krye të Kombëtares së Kosovës në Futboll.

“I dëshiroj atij dhe tërë ekipit sukses të madh”, është shprehur Rohde, transmeton KlanKosova.tv.

Ai ka thënë se emërimi i Fodas thekson edhe më shumë marrëdhëniet e veçanta që kanë Kosova dhe Gjermania, përfshirë këto në fushën e sportit.

TË FUNDIT