Ronaldo e parashikon në këtë mënyrë të ardhmen e Mbappes te Reali
R

Ronaldo e parashikon në këtë mënyrë të ardhmen e Mbappes te Reali

Kylian Mbappe me shumë gjasë do të transferohet te Real Madridi. Sulmuesi francez tashmë është raportuar se ka informuar presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, për vendimin e tij që të largohet në fund të sezonit.

Askush tashmë nuk ka dyshime se në horizont ai e ka fanellën e bardhë të Real Madridit.

E njëri ndër ta është edhe Ronaldo Nazario, me të cilin Mbappe është krahasuar shumë herë, dhe kësaj radhe ai ka parashikuar të ardhmen e francezit.

“Të gjithë janë entuziastë për të parë Mbappen tek Real Madridi. Ky klub është një zgjedhje e mirë për të. Kylian Mbappe do ta fitojë ‘Topin e Artë’ nëse nënshkruan për Real Madridin”, ka thënë ish-futbollisti legjendar.

Ronaldo tashmë e di vet se çfarë do të thotë të luash për Real Madridin, pasi gjatë kohës sa ai ishte futbollist aktiv kishte veshur fanellën e bardhë dhe kishte kaluar disa sezone të shkëlqyera dhe për këtë dëshmojnë statistikat.

Të njëjtën rrugë mund ta ndjekë edhe Kylian Mbappe, një futbollist që ka para vetes mundësinë për të pasur sukses në nivel personal si dhe të shtojë numrin e trofeve në sirtar.

TË FUNDIT