Ronaldo më i paguari nga Instagrami, shifra është “e frikshme”
R

Ronaldo më i paguari nga Instagrami, shifra është “e frikshme”

Shifrat e parave që të famshit i fitojnë nga postimet në Instagram janë marramendëse.

Vitet e fundit, puna e influencuesit sjell tepër para, të cilat në disa raste i tejkalojnë kufijtë e imagjinatës.

Emisioni “Happ Day” është marrë me këtë çështje, e cila duket intriguese, pasi bëhet fjalë për shumat “e egra” që marrin influencuesit nga një postim në Instagram.

Në krye të listës është Cristiano Ronaldo, me portugezin i cili merr një shumë të frikshme, por që normalisht tatohet.

Pas tij renditet Lionel Messi, i cili për një postim merr 2.5 milionë dollarë.

Lista e personave që marrin më shumë para për një postim në Instagram:
Cristiano Ronaldo– 3 milionë dollarë
Lionel Messi- 2.5 milionë dollarë
Selena Gomez– 2.5 milionë dollarë
Kylie Jenner– 2.3 milionë dollarë
Dwayne Johnson– 2.3 milionë dollarë
Ariana Grande-2.2 milionë dollarë
Kim Kardashian– 2.1 milionë dollarë
Beyonce– 1.8 milionë dollarë
Khloe Kardashian-1.8 milionë dollarë

TË FUNDIT